Rriten pagat për elektriçistët/ Balluku: Punonjësit e terrenit në OSHEE, pagë 70 mijë lekë

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zbuluar se që nga ky muaj hyn në fuqi sistemi i ri i pagave për punonjësit e OSHEE-së. Gjatë fjalës së saj, ajo zbuloi se kjo rritje do të bëhet sipas sektorëve, duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave.

“Të gjitha pagat e OSHEE grup do të afektohen me një rritje sipas sektorëve. Pasi synimi ka qene për t’i dhënë një shpërblim punonjësve të terrenit duke filluar nga elektricistët, teknikët, inxhinierët dhe pse jo faturistët, të cilët janë zanafilla e mbledhjes së atyre të ardhurave, që administratori juaj i deklaroi me krenari dhe është për t’u deklaruar sepse muaji tetor është mbyllur me një shifër rekord, me 113% të mbledhjes së të ardhurave.

Jemi përballur me tërmetin, me pandeminë dhe më pas me krizën energjitike dhe na është dashur që këto katër vite të tregohemi kursimtar dhe të kujdesshëm. Për arsye se ka qene vendim i kryeministrit Edi Rama dhe i qeverisë shqiptare që çmimi i abonentit të mos preket. Për këtë arsye na është dashur të frenonim investimet”, tha ndër të tjera Balluku.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.