Rriten hyrje-daljet edhe nga Porti i Durrësit

Jo vetëm aeroporti i Rinasit, por edhe Porti i Durrësit vijon të përballet me një rritje të ndjeshme të hyrjeve-daljeve të pasagjerëve.

Në vetëm 4 muajt e fundit janë regjistruar 8% më shumë pasagjerë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro nga ky port foli për masat  e marra për menaxhimin e fluksit veror.

Kumbaro tha se së në ditët në vijim do të prezantohet aplikacioni i ri i cili do t’u shërbejë vizitorëve që hyjnë në Shqipëri si një udhërrëfyes për aktivitetet që organizohen gjatë sezonit turistik.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nënvizon se thelbësore janë edhe parametrat e sigurisë, kushtet sanitare, mikëpritja dhe ofrimi i informacionit për mijëra turistë përgjatë sezonit veror.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.