Era e fortë që ka përfshirë zonën ka shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor drejt Zvërnecit. Si pasojë, disa pisha janë rrëzuar mbi rrugë në zonën e Pyllit të Sodës, duke bllokuar përkohësisht qarkullimin dhe duke rrezikuar automjetet që po kalonin.
Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë Rrugore dhe forcat zjarrfikëse, të cilët kanë prerë dhe larguar pemët e rrëzuara.
Falë ndërhyrjes së shpejtë, rruga është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të motit.
