Rrëqethës në Gaza, motrat ribashkohen mes lotësh në spital pas shkatërrimit të banesës

Dhimbje, trauma dhe frikë po përjetojnë fëmijët në Gaza.

Këtë të martë, videoja e dy motrave që ribashkohen sërish në një spital pranë Rafah ka bërë xhiron e rrjetit.
Joury, pesë vjeçe, u shpëtua nga rrënojat pasi ndërtesa u shkatërrua nga bombardimet dhe u dërgua me plagë në trup në spital.

Ajo u emocionua kur pa të vinte pranë saj motra 18-muajshme, që fatmirësisht u nxorr gjallë nga ndërtesa e rrënuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar.

Motra ime, e dashura ime”, tha Joury mes lotësh, kur kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar.

Mbi 8500 palestinezë kanë humbur jetën në Gaza, që nga fillimi i bombardimeve. Mes viktimave, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Palestinë, janë 3.542 fëmijë dhe 2.187 gra.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.