Rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, njihuni me parashikimin e motit për sot 

Sipas MeteoAlb, në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësiravë të shpeshta, por pas mesditës dhe në vijim pritet grumbullim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku më problematike situata do të paraqitet në Jug-Jugperëndim të territorit, ku shirat do të jenë në formë shtrëngate. 

Në zonat e thella malore priten reshje të pakta dëbore. Parashikohet që edhe gjatë natës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 18°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 7 ballë. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.