Ronaldo i jep karrierës së tij një tjetër dimension, një aventurë e re jashtë Evrope. CR7 pranoi ofertën e sheikëve, pa frikë bëhet i tillë edhe vetë pasi kontrata që firmosi është e denjë për një sheik, një kontratë deri në qershor 2025 nga ku do të përfitoi 200 milionë euro. Pas shumë spekulimeve, tashmë është zyrtare:

“Mezi pres të provoj futbollin dhe kampionatin e një tjetër shteti. Vizioni i Al-Nassr më stimulon shumë, me entuziazmon që të bashkohet me shokët e rinj të ekipit për të ndihmuar klubin që të arrijë suksese të tjera”, u shpreh Ronaldo gjatë prezantimit.
Sipas mediave, pasi të këtë përfunduar aventurën si lojtar profesionit, CR7 do të marr rolin e ambasadorit me objektiv që të ndihmoj Arabinë Sauditë të fitojë të drejtën për të organizuar Botërorin në 2030 teksa kanë hedhur kandidaturën së bashku me Greqinë dhe Egjiptin. Gjithnjë sipas mediave, Ronaldo pritet të përfitojë afro 1 miliardë euro deri në 2030.