Romeo dhe Meritoni bëjnë paqe: “Të dy e kemi tepruar”

Miks Albania

Romeo dhe Meritoni kanë zhvilluar një podcast sot në ambientet e shtëpisë së “BBVA 3” për “Top Albania Radio”, një traditë kjo e shpeshtë në spektakël. Gjatë bisedës, ballë për ballë ata kanë vendosur të shuajnë debatet dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

“Mendoj që të dy e kemi tepruar. Më vjen keq për të gjitha momentet tona (të këqija) të cilat janë të filmuara, të dokumentuara. S’do doja të ndodhte kurrë, me ty jo njëherë dhe do të doja të të kërkoja falje”, u shpreh Romeo. Meritoni ra dakord dhe biseda u ndoq me një përqafim ku të dy u shfaqën të emocionuar. Romeo deklaroi më tej se situatat që kanë përjetur në shtëpi, do jenë të sikletshme për të kur t’i shohë nga jashtë. Dy banorët kanë pranuar se kanë mësuar nga gabimet e tyre duke dhënë mesazhin se duhet falur gjithçka.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.