Rikthimi i basteve online ka sjellë një debat të madh në Shqipëri. Pavarësisht kundështive, rihapja e basteve u votua me 72 vota pro në Kuvend të enjten e kaluar.
Por sipas ekspertes së ekonomisë Romina Radonshiqi, rihapja e basteve do të sjellë rritje të problemeve të shëndetit mendor, por edhe konfliktet në çift, të cilat mund të pasojnë më pas në divorce.
“Shteti shqiptar para disa vitesh i pezulloi bastet online duke thene që ka kosto të madhe sociale në familjet shqiptare, tek ato grupe që kanë një jetë me të ardhura mesatare. Ka funskionuar në formën informale dhe kështu do të vazhdojë akoma.
Janë disa të ardhura që nuk do ndryshojnë dhe shtetit do i japin disa lehtësi, por nga ana tjetër si do e zgjidhë problemet shqiptare?
Numri i bixhozxhinjve do rritet por edhe i personave me probleme të shëndetit mendor dhe konfliktet në çift që do pasojnë në divorc”, tha ekspertja e ekonomisë.
Radonshiqi shtoi më tej se njerëzit “detyrohen” nga kushtet ekonomike dhe i drejtohen basteve, me dëshirën e madhe për të fituar.
“Shteti duhet të rrisë mirëqenien e qytetarëve. Në këë moment, do ishte një zgjidhje e vështirë. Njerëzit shkojnë me dëshirë, por “detyrohen” nga kushtet ekonomike që kanë, por edhe për pasion.
Në momentin që kjo sjell probleme të mëdha financiare, do ishte mirë që të mos i hapnim tani bastet online. Nuk është mëkat të legalizohen bastet online, por ne jemi goditur nga shumë kriza dhe financat e familjes kanë rënë dhe kursime nuk ka shumë. Ata marrin pjesë në këto aktivitet me dëshirën për të fituar. Por kjo nuk i jep një stabilitet ekonomisë familjare dhe ekonomisë së një të riu, që mund ti bëjë edhe më dëmbelë dhe mund ti shtyjë për të provuar fatin”, tha ajo.
Ekpertja më tej foli edhe për kanabisin, që sipas saj, nuk do të sillte ndonjë rritje të madhe ekonomike nëse do të legalizohej.