Rikthehet bora në veri të vendit, qarkullimi i automjeteve vijon normalisht

Miks Albania

Në ditën e dytë të vitit, reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat veriore të Shqipërisë. Dëborë është regjistruar në akset rrugore Dedaj-Razëm, Bogë-Theth dhe në zonën e Vermoshit.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, reshje dëbore kanë rënë edhe në qytetin e Shkodrës, të cilat më pas i kanë lënë vendin shiut.

Autoritetet e qarkullimit rrugor bëjnë me dije se trafiku zhvillohet normalisht, por drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete zingjire për rastet e ngricave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.