Reshjet e dendura të borës përfshijnë Stambollin, anulohen fluturimet

Miks Albania

Për shkak të reshjeve të dendura të borës në Stamboll, të cilat vazhdojnë prej tre ditësh, qarkullimi i anijeve në Bosfor është mbyllur sot në të dy drejtimet. Lajmi u njoftua nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Bregdetare e Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë.

Turkish Airlines gjithashtu njoftoi se disa fluturime për dhe nga aeroporti i Stambollit, të cilat ishin planifikuar për nesër, janë anuluar për shkak të reshjeve të borës, raportojnë mediat turke.

Gjithashtu shkollat në Stamboll do të mbyllen të hënën për shkak të ngricave.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.