Rekrutonte vajza të huaja për t’i shfrytëzuar për prostitucion përmes faqes “Escort Tirana”, arrestohet kinezja, një tjetër shpallet në kërkim

Miks Albania

Një kineze është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi akuzohen se rekrutonin vajza të huaja në kryeqytet dhe i shfrytëzonin më pas për prostitucion.

52-vjeçarja Yhong Yang dhe 38-vjeçarja N.D nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Policia po ashtu bën me dije se ka nisur edhe procedimin penal për 7 vajzat që shfrytëzoheshin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.