Nga Amerika, Argjentina, Zvicra, Shqipëria ishin të ftuarit e radhës në podcastin e kryeministrit Rama. Të huajt që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri, përmes eksperiencës së tyre shpalosin atë çfarë i ka tërhequr drejt këtij vendimi.
Ouen: Ka natyrë të mrekullueshme këtu. Tirana është kryeqyteti dhe për një orë mund të gjesh një burim uji akull të ftohtë, mund ta gjesh veten në një pyll të bukur, mund të jesh në një plazh të mrekullueshëm, mund të jesh në një lumë apo kanion dhe të zbulosh një shpellë masive
Mes të ftuarve është dhe Uarda, e cila la pas 10 vite në Gjermani për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.
Uarda: Shqipëria ishte një nga vendet ku unë flisja gjuhën dhe Tirana pati një sharm që ishte kryeqytet, që ishte në Europë dhe që unë me biçikletë mund të shkoja kudo. Aq e thjeshtë sa mund të duket, për mua madhësia ishte shumë e rëndësishme në atë periudhë kur po merrja këtë vendim, dhe si shumë të tjerë erdha në fillim vetëm për ta provuar. Thashë ‘’Let’s see!”
Për kryeministrin Rama, Shqipëria është një vend që të kthehet në varësi, por mirëkupton dhe shumë shqiptarët që duan të largohen nga vendi për të parë një jetë ndryshe.
Edi Rama: Sigurisht, janë shqiptarët që ende duan të largohen, të provojnë eksperienca të reja, por është e kuptueshme, është shumë e kuptueshme. Më kujtohet edhe vetja, se edhe unë kam qenë emigrant dhe, e di, vjen një moment kur ke nevojë për këtë, ke nevojë për këtë atmosferë, ke nevojë për këtë ngrohtësi, madje edhe për mungesën e rregullave rigoroze të qarkullimit rrugor dhe ke nevojë edhe për ekspresin.
Të 4 të rinjtë, përveç jetesës, kanë zgjedhur Shqipërinë si opsionin më të mirë për të punuar dhe investuar në biznes.