Ndërron jetë edhe 33-vjeçari që u aksidentua mbrëmë me makinë në fshatin Fortuzaj në Tiranë, duke shkuar në 2 numri i viktimave. Bëhet fjalë për Denis Çalin.
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmë në fshatin Fortuzaj. Siç u raportua dje, mjeti “Range Rover” në të cilin udhëtonin dy persona, ka rënë në humnerë, ku humbi jetën dhe 26-vjeçari me inicialet B. Gj.
Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.
Mësohet se Çali ka humbur jetën në spital, si pasojë e hemorragjisë së brendshme.