Kryeministri Edi Rama pritet të niset këtë të martë drejt Italisë për një vizitë dy ditore. Raportohet se kreu i qeverisë do të takohet këtë pasdite me Ignazio La Russa, President i Senatit të Republikës së Italisë.
Ditën e nesërme janë parashikuar disa takime zyrtare, përfshirë dhe një takim të posaçëm me homologen italiane Giorgia Meloni. Në fokus të vizitës do të jetë bashkëpunimi dy palësh, në ekonomi, turizëm, infrastrukturë por edhe në diplomaci.
Dy kryeministrat u takuan për herë të fundit së bashku këtë verë, kur Meloni pranoi ftesën e Ramës për të bërë disa ditë pushime në Shqipëri.