Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte me rendësi

Kryeministri Edi Rama, në rrjetet e tij sociale ka ndarë pamje nga vizita në Doha, Katar, ku u prit në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Gjatë takimit, Rama dhe  Al Thani diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka bërë me dije se kanë diskutuar edhe mbi projektet me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.