Rama: Rriten pagat për policët dhe punonjësit e sigurisë në burgje

Kryeministri Edi Rama, lajmëroi rritjen e pagave për punonjësit e sektorit në fushën e sigurisë.

Lajmin e ka bërë me dije në vizitën që bëri në Akademinë e Sigurisë, ku theksoi se janë 12120 punonjës të Gardës dhe 3566 të sistemit të Policisë së Burgjeve, të cilët do të përfitojnë rritje page.

Rritja e pagave për Policinë e Shtetit

Për gradën Drejtues Madhor do të rritet me 48 mijë lekë të reja.

-Për Drejtuesin shtohet me 24 mijë lekë të reja

-Për Komisarin shtohet me 22 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë shtohet me 20 mijë lekë të reja

Për Policinë e Burgjeve

-Për gradën Drejtues Madhor rroga do t’i shkojë në 187 mijë lekë të reja

-Për Drejtuesin rroga shkon në 137 mijë lekë të reja

-Për Komisarin rroga shkon 112 mijë lekë të reja

-Për Inspektorin e parë rroga shkon në 97 mijë lekë

Për punonjësit e Shërbimit Zjarrfikës

-Drejtuesi Zjarrfikës 125 mijë lekë

-Inspektori Zjarrfikës rroga i shkon në 90 mijë lekë

-Zjarrfikësit rroga i shkon në 80 mijë

-Asistent Zjarrfikës shkon në 75 mije lekë

“Në finale besoj që do kemi paga dinjitoze, komplet të krahasueshme me rajonin. Jam i bindur që do të motivoheni më shumë, do keni shumë më tepër mundësi për të kontribuar në shtëpitë tuaja dhe për të lehtësuar ekonominë e shtëpive tuaja dhe sigurisht që kjo rritje historike nuk është, uroj dhe besoj, e fundit. Në vijim, me rritjen e mundësive gjithmonë, se nuk ka kryeministër në botë, edhe më i keqi, që nuk do të rrisë pagat.

Ju falenderoj për gjithë punën që keni bërë dhe bëni. Ju uroj çdo të mirë në familjet tuaja dhe jam i bindur që sot do keni buzëqeshje në familje për këtë rritje dhe besoj shumë që forcat e Policisë, forcat e sistemit të Burgjeve, forcat e Zjarrfikëseve, siç kanë qenë gjithmonë një pikë referimi, do jetë një pikë referimi edhe më e fortë për shoqërinë, për ne, për të ardhmen, sigurinë dhe begatinë e vendit”- ka thënë Rama ndër të tjera.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.