Rama prezanton kreun e ri të AKSHI-t: Jam i pikëlluar për gjithçka që po kalon Mirlinda Karçanaj, ka një karrierë të shkëlqyer

Miks Albania

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e kreut të ri të AKSHI-t Igli Tafa.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka shprehur vlerësim për paraardhësen e Tafës, Mirlinda Karçanaj, e cila sot ndodhet në arrest shtëpie.

Kjo masë sigurie ndaj saj u dha nga SPAK, pas hetimeve që kanë nisur pëqr tenderat e AKSHI-t.

Karçanaj dha dorëheqjen pak ditë më parë, por Rama tha se në mbi dy dekada bashkëpunim që kanë pasur, ajo sot ka një karrierë të shkëlqyer mbi supe.

Kryeministri shprehu pikëllim për situatën ku ajo sot ndodhet.

“Dua të bëj një falenderim të madh për Linda Karçanaj e cila ka punuar krah meje për 2 dekada a me shumë që nga koha që kam qenë në Bashkinë e Tiranës. Besoj se edhe ju ndani me mua opinionin që Linda ka qenë e para që vinte në punë dhe e fundit që ikte. Jam i pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, për agresionin barbar të portaleve që e asociojnë me gjëra që nuk kanë lidhje me lindën. Unë nuk hyj në meritën e çështjes dhe nuk ka dijeni për detaje që lidhen për aktivitetin e atyre kompanive të përfshiranë hetim, por kam dijeni që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë tëshkëlqyer në shërbimin publik. Kam dijeni që me të gjithë partnerët e nivelit të lartë, kam dëgjuar fjalët më entuziste.

Sot ajo ndodhet në një kalvar ku unë dua të besoj se do dalë e pastër por nëq të gjitha rastet nuk më takon mua ta them këtë gjë, por drejtësisë. Kjo nuk do të thotë ti hidhet poshtë vlerat dhe revolucioni”, tha Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.