Rama nga Lushnja: Ka shumë gjëra që s’shkojnë me drejtësinë, duhet të shtrëngojmë dhëmbët

Kryeministri Edi Rama në turin e falenderimeve u ndal këtë të hënë edhe në Lushnje, ku zhvilloi një takim me qytetarët, i shoqëruar nga kryebashkiakja Eriselda Sefa dhe drejtuesi i qarkut Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Rama dha sinjale të forta për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar se ka momente kur ka shtrënguar dhëmbët kur disa njerëz kanë abuzuar me mbështetjen e tij.

Megjithatë, Rama vuri në dukje se nuk ka ndodhur më parë që njerëz të fuqishëm të shkojnë para drejtësisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.