Edi Rama ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qytetarëve për të braktisur ish liderin e PD, Sali Berishën në vendoret e 14 majit. Këtij të fundit iu referua sërish si ‘zorrë qorre’ që duhet shkëputur, ndërsa deklaratat i bëri nga një zonë që së djathtës i ka qëndruar besnike për shumë kohë.
Rama kërkoi votëbesimin e qytetarëve për Safet Gjicin, alternativën e tij për Kukësin më 14 maj.
Kryeministri theksoi se kundërshtarët ndonëse kanë pasur për një kohë të gjatë besimin e qytetarëve të Kukësit, nuk kanë punuar për ta.
Nga ana tjetër, ai thekson se PS do të vijojë investimet në këtë zonë e në të tjera, pa dallim ngjyrash politike. Safet Gjici kërkon një tjetër mandat në Kukës, ndërsa përballë ka kandidatin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati.