Kryesocialisti Edi Rama, në mitingun përmbyllës të PS në Tiranë, ju është drejtuar me një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, ku i ftoi edhe njëherë të votojnë masivisht Partinë Socialiste për një Shqipëri Europiane.
Ai ftoi shqiptarët që në 11 maj të votojnë masivisht, për Shqipërinë në BE dhe për të ardhmen europiane. Lexo edhe :
“Një pyetje kam unë, e keni seriozisht që doni të dëgjoni dhe një fjalim timin tani? Tiranë e dashur, Shqipëri e shtrenjtë, shqiptarë dhe shqiptare pa dallim, feje, krahine dhe ideje kudo ku jeni në Shqipëri, Europë e gjetkë nëpër botë. Vëllezër dhe motra socialistë dhe progresistë, ju këtu shokë dhe shoqe të armëve nga Tirana që ne PS e Shqipërisë e nxorëm nga gërmadhat e Shqipërisë pa shtet e Shqipërisë 90-të dhe pastaj e rilindëm, Ju jam mirënjohës për praninë tuaj në këtë fushë, dhe u rikthyem këtu. E gjithë skuarda e Tiranës tonë, jo thjeshtë në takimin përmbyllës të një tjetër beteje zgjedhore, por në kulmin e një rrugëtimi katër vjeçar drejt majës ku ndodhet Eruropa e Bashkuar. Unë besoj se nuk ka rastësi në faktin që ne jemi sot këtu në 9 maj në ditën e Europës për të thënë fjalën e fundit të këtij rrugëtimi dhe pastaj për të shkaur në shumicën dërrmuese të shqiptarëve në kutitë e votimit dhe për të firmosur aty me njëri tjetrin marrëveshjen me nëjri tjetrin për Shqiperinë në BE”, tha Rama