Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi si zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, e cila pak ditë më parë është zgjedhur nënkryetare e Asamblesë Socialiste. Në postin tjetër të zv.ministrit e emërua Sofjan Jaupaj.
Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama. Ndërkohë, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).