Rama ndan pamje nga Bajpasi i Shkodrës: Punë e qeverisë sonë, Bashkia s’na pengoi si me ujësjellësat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Bajpasi i Shkodrës. E teksa poston pamje nga rruga thumbon edhe opozitën.

Ai thotë se kjo është një rrugë e bërë nga qeveria, ku përmend edhe rrugën nga Shkodra në Theth apo në Velipojë.

Kreu i qeverisë shprehet se projekti i bashkisë nuk ka qene i nevojshëm dhe nuk i ka penguar, ashtu siç po ndodh prej disa kohësh me ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt.

“Bajpasi i Shkodrës, një nga punët e bëra nga qeveria jonë, njësoj si rruga nga Shkodra në Theth apo në Velipojë, ku s’ka qenë i nevojshëm projekti i bashkisë dhe ku bashkia s’na ka bllokuar dot për fare, po thjesht ka penguar sa ka mundur, duke na zvarritur për një copë letër; siç po pengon për shembull prej disa kohësh ujësjellësat e Shirokës e të Zogajt, për të cilët janë lidhur edhe kontratat e ndërtimit nga Fondi i Zhvillimit, por Bashkia Shkodër nuk zbardh lejet e ndërtimit sepse si gjithnjë mbron bindjen se etja blu është më e shëndetshme për banorët se sa uji pa ngjyrë shkruan Rama në postimin e tij.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.