Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e appendisitit.
Bëhet me dije se Kryeministri operacionin e ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekeve kirurge dhe anesteziste, nen drejtimin e prof. Arben Gjata. Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore e kreut të qeverisë paraqitet e mirë.
“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë” bëhet me dije nga zyra e shtypit të kryeministrit.