Rama ironizon Berishën: Ju them atyre të shtëpisë, më mbyllni derën të mos dalë nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën për lokalet e 14 Majit në Kavajë, ku ka kërkuar nga qytetarët të votojnë Redjan Kralin për një mandat të dytë në krye të bashkisë. Ai nuk ka kursyer dhe ironitë për Sali Berishën.

Mes të tjerash, Edi Rama tregoi se ju ka thënë familjarëve të tij që nëse vjen një moment që ai nuk do të kuptojë më se çfarë veprimesh do të bëjë, të mos e lejojnë të dalin nga shtëpia. Kjo batutë e kryeministrit u prit me duartrokitje e të qeshura nga të pranishmit.

“Është një moment për me mendu mos e turpëru këtë vend. Shqipërinë dhe Kavajën. Ne, jo pa atë gërdallën, që vjen vërdallë dhe o Zot O Zot… Ju them atyre të shtëpisë time po patë shenjën më të vogël që unë mund të filloj të mos kuptoj se çfarë po bëj, mos më leni të dalë nga shtëpia. Mbyllni derën. Aman.

Se kur njeriu futet në atë fazë nuk e kupto. Atij i duket sikur po shpëton Shqipërinë. Ai e meno vërte. Por kur s’e kuptojnë ata të shtëpisë, gjithë rrethi, atëherë turpërohen të gjithë bashkë”, u shpreh kryeministri Edi Rama nga Kavaja, ku kërkoi votat për një mandat të dytë për kryebashkiakun Redjan Krali.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.