Kryeminsitri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e administratës. Jo vetëm dita e enjte e cila përkon me “Ditën e Verës” por edhe e premtja do të jetë pushim.
Për të gjithë punonjësit e administratës duke llogaritur edhe të shtunën dhe të dielën, do të kenë pushim katër ditë me radhë.
Postimi i Ramës:
Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës😍