Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat në Kosovë, pas vizitës së tij zyrtare ditën e sotme.
Ai ka folur për mosmarrëveshjet dhe përplasjet e krijuara së fundmi me Albin Kurtin, ndërsa nuk i ka kursyer dhe batutat, teksa ka thënë se as në rininë e tij nuk i ka shkuara mbrapa as një vajza me kaq shumë kërkesa sa Kurtit.
“As në rininë time nuk i kam shkuar mbrapa një Xhuliete indiferente me aq shumë kërkesa, sa përsonalisht i kam bërë Albinit për këtë takim, dhe për takimin e mëparshëm që ishte shumë i rëndësishëm, që unë doja të jepja në atë moment. Por për këtë takim, që është pjesë e një procesi ku Kosova është aty”, ka thënë Edi Rama.