Rama apel demokratëve: Si do shkoni në votime kur në fletë kemi ‘Like Floririn’?

Duke iu kërkuar durrësakëve votën për Emiriana Cako me qëllim që të çojmë punët e mira para, Rama nuk kurseu as kundërshtarët e tij politik të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Meta-Berisha.

Ndërsa Bacën, referuar këtu ish-kryeministrit, e mirëkuptonte pse e mbështesnin pavarësisht të zezave, Rama pyet se si demokratët do të shkojnë të votojnë “Like Floririn”.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje durrësakëve të mos bëjnë gabim dhe të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” sepse pasojat e këtij veprimi do të izolonin Durrësin, pasi çifti Meta- Berisha do të nisnin luftën politike me qeverinë për të marrë peng punët e mira.

“Për kryetare të Bashkisë së Durrësit ti nuk merr një burr, merr një grua. Sepse kur ti ke një grua si mundësi zgjedhje unë nuk e kuptoj si mund të të votosh një burr.

Durrësi sot ka një kryetare bashkie që di mirë ça bën. Që flet pak dhe punon shumë, që nuk është kukull e askujtë. Po tani ta marrësh në konsiderate se mund të votosh për dikë që sado çun i mirë të jetë, minimum ka një problem, minimum…. Nuk është mirë që i vë në dispozicion fytyrën, emrin, reputacionin, traditën e familjes së vetë “zorrës qorre”. Për ata që nuk e dinë, se meqë unë hoqa apendesitin mësova që në shqip quhet zorra qorre, ata janë një “zorrë qorre” në trupin e Shqipërisë. Një zorrë me dy koka ose vrima ku futesh nga njëra anë dhe del në tjetrin.

Durrësi ka demokratë, është një qytet që qysh në krye të herës e ka pasur traditë të pozicionohet në anën e Lëvizjes Demokratike, dhe pastaj asaj që lindi nga Lëvizja Demokratike.

Tani unë demokratët që janë qytetar, që janë qytetarë në sensin që s’janë fanatik, nuk janë njerëz që shkatërrojnë apo sherrosen dhe kanë bindjet e veta të forta u them: “Po mirë, si do të shkoni ju atë dite në votim? E dini ju që në fletën e votimit keni Like Floririn.” Unë nuk e kuptoj fare, se si mund të jesh akoma me “non gratën”, por gjithsesi them që Baca i ka ca të zeza, por mbetet prap Baca. Por ju s’keni as Bacën aty, keni Like Floririn në fletë të votimit. Si do të shkoni në votim?

Për çfarë do ta votosh? Që Durrësi të kthehet nga një bashki që është aty për punë, për të vënë në jetë projektet që ne bëjmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme me mbështetjen e qeverisë dhe timen personalisht sepse jam deputet i Durrësit, në një Kështjellë që kthehet për të marrë peng punët dhe filluar nga politika dhe lufta me qeverinë në Tiranë. Për ça ju duhet ju kjo? Kujt i duhet kjo? Kjo nuk i duhet askujt, asnjë demokrati asnjë qytetari të Durrësit. Si ata që jetojnë te Piaca edhe ata që jetojnë në Kënetë”- iu drejtua kështu Rama durrësakëve./ Top Channel

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.