Rama: Zoti e bëri Shqipërinë kur ishte pushim

Teksa bëri bilancin e prurjeve turistike për muajt e parë të vitit, kryeministri Edi Rama nuk ngurroi të përshkruajë e rendisë bukuritë natyrore të vendit tonë. Ripërsëriti shprehjen e tij se “kur Zoti krijoi Shqipërinë ishte pushim”,por nuk tha të njëjtën gjë për shqiptarët.

Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm si individë, theksoi ai, por kjo nuk vlen kur bëhen bashkë…

“Prandaj unë them gjithmonë që kur Zoti kur bëri Shqipërinë, e bëri ditën e Dielë kur ishte pushim. Dhe në 28 mijë km2 ka futur çdo gjë. Dy dete, 9 lumenj, male, lugina fantastike, pasuri nëntokësore, çdo gjë të mundshme dhe të imagjinueshme për ta pasur në një distancë shumë të shkurtër, zoti e ka futur në hartën e Shqipërisë. Nuk e di në çfarë dite dhe në çfarë intensiteti pune ishte kur bëri shqiptarët, por kur bëri Shqipërinë ishte e Dielë dhe kishte pushim. Kur bëri shqiptarët ka qenë shumë i zënë me siguri, dhe në një moment stresi ka nxjerrë shqiptarët. Dhe nga ai moment stresi, shqiptarët dolën aq sa të jashtëzakonshëm kur janë vetëm dhe përballë një sfide nuk kanë kujt t’i drejtohen tjetër përveçse forcave të veta të brendshme, si individ…Hidhi ku të duash, s’ka problem! Aq edhe të jashtëzakonshëm për t’u ngrënë me njëri-tjetrin, kur janë bashkë…Por kjo është temë tjetër!”, tha Rama.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.