Rama: Drejt përfundimit Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë ditën e sotme pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare.

Ai e cilëson këtë spital si një nga investimet më të rëndësishme të sistemit tonë shëndetësor.

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Rama në Facebook.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.