Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Rriles, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur në krye të detyrës.
Burime paraprake bëjnë me dije se elektricisti ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Autoritetet pritet të japin detaje të tjera në vijim.
