Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Tiranë.
Një 60-vjeçar ka rënë aksidentalisht në gropën me ujë të një pallati të papërfunduar. Si pasojë ai ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi H Dalliu”.
“Në rrugën “Haxhi H Dalliu” në një pallat ende të papërfunduar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në një gropë me ujë dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
