Qëlloi me armë gjahu drejt një shtetasi pas sherrit, arrestohet 27-vjeçari

Miks Albania

Një konflikt i çastit mes dy shtetasve ka rrezikuar të përshkallëzohet në ngjarje me pasoja të rënda, pasi një 27-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të një personi tjetër. Falë ndërhyrjes në kohë të Policisë së Shijakut dhe strukturave hetimore të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë autori i dyshuar.

Operacioni policor i koduar “Shotgun” u zhvillua pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, ku shtetasi Sebastian Toska, 27 vjeç, pas një përplasjeje për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu (çifte) në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në të njëjtin sektor.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se arma e përdorur në ngjarje, një shotgun (çifte), ishte pa leje. Policia e sekuestroi armën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të operacionit:

  • U arrestua në flagrancë autori i dyshuar;
  • U sekuestrua arma e gjahut e përdorur në ngjarje;
  • Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Shtetasi Sebastian Toska do të përballet me akuzat për veprat penale:

  • “Vrasja e mbetur në tentativë”,
  • “Prishja e rendit publik”,
  • “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

Policia e Durrësit siguron qytetarët për reagim të menjëhershëm ndaj çdo rasti që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.