Qëllohet me armë ndaj tufës së kuajve në Llogara, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë ku 22 kuaj janë qëlluar me çifte.

Për pasojë janë vrarë katër prej tyre, ndërsa tre kuaj të tjerë kanë pësuar dëmtime.

Raportohet se dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.

Pjesa më e madhe e tufës qëndronte e lirë në Llogara për t’i parë edhe turistët që vizitojnë zonën.

Mësohet se për ngjarjen, e cila dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë, policia ka nisur hetimet.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.