“Që në fillim i kemi…”/ Pas fjalëve të nënës së Brikenës, reagon familja e Mateos 

Pas komenteve të bëra nga nëna e Brikenës në “Big Brother VIP Albania 5”, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i familjes së Mateos, e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur publikisht qëndrimin e saj.

Në deklaratën e publikuar, familjarët e Mateos theksojnë se “që në fillim i kemi respektuar ndjenjat, zgjedhjet dhe vendimet e tij, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje të vazhdueshme”. Sipas tyre, ky qëndrim ka mbetur i njëjtë deri në momentin kur situata mes palëve u sqarua plotësisht dhe pa keqkuptime.

Në reagim nuk mungojnë as fjalët pozitive për familjen e Brikenës, të cilën e vlerësojnë për korrektësinë dhe qasjen e matur në një situatë të ndjeshme që u bë publike.

Deklarata e plotë:

SQARIM PUBLIK!

Si familjarë të Mateos, ndjejmë përgjegjësinë të bëjmë një sqarim lidhur me diskutimet e fundit.

Që në fillim, kemi respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet e tij, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin që situata u qartësua plotësisht.

Me këtë rast, dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për familjarët e Brikenës, të cilët kanë treguar mirëkuptim dhe korrektësi. Për Brikenën ndjejm të themi vetëm fjalë të mira: ajo është një vajzë e edukuar, e ndjeshme dhe me vlera, e cila ka treguar qetësi në një situatë jo të lehtë për t’u përballuar publikisht. I urojmë sinqerisht çdo të mirë, qetësi shpirtërore dhe suksese në çdo hap të saj në shtëpin e BIG BROTHER.

Sot, jemi krenarë për Mateon dhe mbetemi të hapur e respektues ndaj çdo zgjedhjeje që ai bën, duke mbështetur gjithmonë atë që e bën të ndihet i qetë dhe i plotësuar.

Mbështetja jonë si familje është dhe do të mbetet e palëkundur.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.