Pushimet e familjes sllovake u kthyen në tragjedi, 18-vjeçari me “Audi” që përplasi vogëlushen sapo kishte marrë patentën

Miks Albania

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 8-vjeçare nga Sllovakia e cila ndodhej me pushime në Shqipëri, tronditi vendin. Pushimet e familjes sllovake në vendin tonë u kthyen në tragjedi. Vajza e tyre minorene, S.S, vetëm 8-vjeçe u përplas për vdekje pranë Gjirit të Lalzit.

Një “Audi” me drejtues një 18-vjeçar e përplasi atë duke i shkaktuar plagë të rënda. Shkaktari i aksidentit kishte pak ditë që kishte marrë patentën. E mitura humbi jetën në spital, teksa i riu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.