Historia Fero-Arbenita ka marrë një kthesë interesante, pasi ai, përmes një postimi të gjatë në Instagram, i ka kërkuar modeles të rikthehen.
Fero postoi një foto të të dyve dhe shkroi:
“Gruaja ime e dashur, këtë mesazh ia dedikoj zemrës tënde. U bë kohë e gjatë që kur marrëdhënia jonë pësoi ulje-ngritje. Zbrazëtinë që më jep kjo gjendje, jam përpjekur ta kaloj me optimizëm (duke shpresuar se) një ditë komunikimi mes nesh do të përmirësohem. Eh, sa mërzitem kur nuk më flet dhe në momentin që më flet, demonstron doza urrjetjeje. Të kuptoj fare mirë, ke arsye për t’u sjellë ashtu”.
Më tej, vijoi:
Më beso që sa herë mendoj kush kam qenë dhe çfarë kam bërë kundrejt teje, shqetësohem, mërzitem tepër. Përtej të gjithave, dua të të falenderoj thellësisht nga zemra që u bëre shkak për ndryshimin tim; këtë ndryshim rrënjësor që i dha kuptim dhe ngjyra jetës sime. Jam shumë i vërtetë kur them që ti je shkaku dhe arsyeja e këtij ndryshimi”, referuar vendimit të Feros për t’u bërë pjesë e fesë islame.
“Pas gjithë atyre vuajtjeve shpirtërore të maskuara me lumturi të rreme, pas atij depresioni të kamufluar me buzëqeshje, unë gjeta paqen shpirtërore, me praktikimin e fesë. Prehjen shpirtërore, për të cilën luftova vite e vite, e gjeta te rikthimi kah Krijuesit tim”.
Fero shkroi:
“Do të jem falenderues deri në frymëmarrjen e fundit për gjithë ato që përmenda dhe të tjera që i di Ai lartë, por të siguroj që pas gjithë kësaj lumturie dhe qetësie shpirtërore që gjeta tek të jetuarit për Allahun, janë vetëm 2 gjëra që më mungojnë thellësisht në jetën time: Ti dhe vajza jonë. Të kërkoj falje me gjithë zemër. Të kam treguar shumë herë që jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje për të kaluarën time, por ti ende nuk e beson. Për shkak të keqardhjes që më shoqëron lidhur me të kaluarën time, dua ta bëj publike këtë kërkesë faljeje”.
“Ti ke bërë shumë, më ke dhënë shumë mundësi, pas gjithë atyre gabimeve që kam bërë në kohën kur nuk kam qenë vetvetja. Tani, të kërkoj mundësinë e fundit. Me këtë mesazh, nuk dua të të them “rikthehu”, por lutem që ti të rikthehesh”, përmbylli Fero deklaratën.