Pse shumica e meshkuve shqiptarë mbeten tullacë? Ekspertja e shëndetit: “Kanë më shumë testoteron sesa duhet”

Miks Albania

Mënyra se si ushqehemi ka ndikim të pashmangshëm në shëndetin tonë dhe kryesisht në balancën ose disbalancën hormonale.

Trajnuesja e shëndetit, Adja Angjeli, e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” tregoi se cilat janë shenjat që na jep trupi për të treguar se diçka nuk shkon me hormonet dhe si duhet të ushqehemi për t’i rikthyer në normalitet.

Përsa u përket meshkujve, ajo tha se një nga treguesit e niveleve të larta të testosteronit lidhet me flokët. Për çudinë e të gjithëve, Angjeli shpjegoi se te meshkujt pa flokë ka nivel më të lartë testosteroni.

“Meshkujt shqiptarë kam përshtypjen se kanë më shumë testosteron sepse shumica e tyre janë qerosë. Arsyeja kryesore pse bien  flokët është testosteroni. Edhe tek femrat, kur kemi rënie të flokëve, një nga shkaqet e rënies, se mund të jetë dhe mungesë hekuri dhe me radhë, por një nga shkaqet janë hormonet mashkullore me tepri, pra testosteroni i cili bën atë rënien tipike mashkullore që fillon në zonën frontale. Ka femra që iu rrallohen flokët pikërisht nga prodhimi më i lartë i hormoneve mashkullore vs atyre femërore”, shprehet Adja Angjeli.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.