Është e treta ditë që këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, përsërit faktin që nëse ish-i dashuri i Kiara Titos mund të futet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Mëngjesin e sotëm, teksa bisedonte me Bjordi Mezinin, Luizi u shpreh sërish për Butrint Imerin, por pa përmendur emër.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Mos vjen ish-i dashuri i Kiarës
Bjordi: Ylli Baka?
Luizi: Jo
Bjordi: Ça lidhje ka kjo
Luizi: Një që e ka pasur publike
Bjordi: Kam dëgjuar por as nuk e njoh
Luizi: As unë. E kam dëgjuar si emër. Ba me ardhur ai, jam shumë keq
Bjordi: Po jo
Luizi: Më beso
Bjordi: Aty fiton, se si do reagosh me situatat, aty je fitues. As unë, as Olta, as Amos nuk të bëjmë më dot gjë nëse ti
Luizi: Jo, vështirë se mund t’ja dal
Bjordi: E vështirë, por po ja dole aty fiton. Kaq. Këtë ta garantoj me 1 milion firma
Luizi: Dihet sade për çfarë ka ardhur, jo se ka ardhur me u rilidh me Kiarën, absolutisht.
Bjordi: Nuk i lidh dot këngët me personazhin, por besoj se është në aktivitet. Nuk besoj se futet
Luizi: Futet mo, po nëse futet si infiltruar, se bën, nëse futet, futet si konkurrent.