Pse flokët bien më shumë në vjeshtë, sipas ekspertëve

Miks Albania

Pse rënia e flokëve ndodh më shpesh në vjeshtë?

“E ashtuquajtura rënie sezonale e flokëve ndodh shpesh, veçanërisht te gratë. Kjo ndodh në të njëjtën periudhë të vitit, pra në fund të verës ose vjeshtës. Meqenëse rënia e flokëve përsëritet çdo vit te shumë gra, supozimi është se kjo ka lidhje me gjenetikën e tyre”- thotë dermatologu Christian Merkel. 

Rënia e flokëve në vjeshtë lidhet edhe me fazat e rritjes së flokëve. Çdo qime kalon nëpër dy faza të rritjes: fazën e jetës dhe fazën e pushimit. Në fazën e parë, flokët rriten ndër vite. Pjesa tjetër 10% është në fazën e pushimit, e cila zgjat rreth dy deri në katër muaj. Gjatë kësaj faze, rrënja e flokëve rigjenerohet.

Shpjegimi më i besueshëm mund të ketë lidhje me stinët.

“Në verë, ne kemi nevojë për më shumë flokë për mbrojtje nga dielli, kështu që flokët janë aty. Në fund të vitit, me temperatura më të ulëta dhe më pak rrezatim UV, flokët nisin të bien” vijon mjeku.

Sa zgjat rënia e flokëve në vjeshtë?

Zakonisht, periudha e rënies së flokëve zgjat deri në tri muaj. Pas periudhës së ndryshimit, qimet e reja formohen përsëri nga gjëndrat e flokëve.

Çfarë mund të bëni për të “shpëtuar” nga rënia sezonale e flokëve?

Dermatologu Merkel thotë se rënia e flokëve deri në fund të vitit nuk është sëmundje, ndaj nuk ka nevojë të trajtohet si e tillë. Por ka produkte kujdesi, të tilla si shampoja farmaceutike, e cila mund të ndihmojnë që flokët e rinj të rriten në këtë fazë.

Por, nëse keni rënie të flokëve në vjeshtë, duhet të shtoni produkte për kujdesin e flokëve që gjatë sezonit të verës. Kjo vlen edhe për suplementet ushqimore.

Një suplement i njohur për forcimin e flokëve është zinku. Zinku gjendet te ushqimet si: drithërat, bishtajoret, arrat, mishi, peshku dhe produktet e qumështit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.