Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale.
Megjithatë, sipas një eksperteje të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi kështu ju bëni të mundur që mikrobet dhe bakteret e njerëzve të tjerë të prekin trupin tuaj.
Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju rrezikon nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit.
Hogue shpjegoi se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.
“Absolutisht duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën”, tha ajo.
Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohen me substanca kimike.
BalkanWeb