Protesta e dytë kombëtare e Partisë Demokratike e zhvilluar këtë të shtunë është shoqëruar me tensione.
Menjëherë pas fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike, protestuesit kanë ndezur flakadanë e fishekzjarrë përpara godinës së Kryeministrisë.
Po ashtu ata kanë hedhur shishe molotovi në pjesën e godinës së Këshillit të Ministrave, ku zhvillohen mbledhjet e qeverisë. Kjo ka detyruar forcat e policisë dhe ato të zjarrfikësve të ndërhyjnë, për të shuar flakët.
Po ashtu policia ka përdorur gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët pas këtij momenti, po zhvendosen nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Vetë kryedemokrati Berisha u nis me mjetin e tij “Mercedes-Benz” dhe mendohet se po shkon atje, ndërkohë që ka efektivë që kanë mbërritur po ashtu atje për të ruajtur rendin dhe sigurinë.
