Kryeqyteti i Kosovës jehoi nga thirrjet e dhjetëra mijëra protestuesve.
Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë me flamuj të UÇK-së, Kosovës e Shqipërisë, janë mbledhur qytetarët nga të gjitha trevat shqiptare.
Marshimi është zhvolluar nën moton “Drejtësi, jo politikë” i shoqëruar me fotografinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët prej vitesh po gjykohen në Speciale.
Ky tubim që përkon me të njëjtën ditë me pavarësinë e Kosovës, mblodhi në shesh edhe presidentjen e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj si dhe kryeministrin Albin Kurti.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi vijojnë të qëndrojnë të burgosur në Hagë prej 5 vitesh.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria speciale ka kërkua nga 45 vite burg për secilin, ndërsa avokatët kanë hedhur poshtë të githa pretendimet e akuzës, si të pambështetura në prova.
