Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar për dhunën e ushtruar ndaj 3-vjeçares që përfundoi me këmbë të thyer në spital. Balla ka përshëndetur protestën, por apelon që të lihet drejtësia të bëjë detyrën e saj, pas arrestimit të edukatores së kopshtit privat “Stninët”, Majlinda Dehima, e cila dhunoi të miturën.
“Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë. Nuk ka asnjë problem! Mendoj se reagimi i policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera ka qenë i duhur. Mbështes reagimin e shoqërisë civile, dhe reagimin e mbarë shoqërisë në raste të tilla. Por besoj se biem të gjithë dakord se nga ky moment duhet të lëmë drejtësinë të bëjë detyrën e vetë. Besoj se jeni njohur se policia sapo ka zbatuar një urdhër të prokurorisë për arrestimin e edukatores. Ky është rasti ku mund të themi se për çdo lloj forme të mos reagimit në kohë, është një bashkëpunim me dhunuesit. Prandaj dhe për rastin e vajzës në Vlorë, reagimi i MB ka qenë dënues për punonjësit e policisë së shtetit. Unë ndjek me vëmendje çdo rast. Nuk para mundësi t’i takoja protestuesit sepse u larguan më shpejt sesa duhet. Ajo që ka rëndësi është se tani është momenti të lëmë drejtësinë të bëj punën e vetë. Daj drejtësisë besoj se të gjithë kemi besim”,tha Balla