Tre efektivë policie mbetën të lënduar gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita përballë kryeministrisë. Një efektive pësoi dëmtime në sy, ndërsa dy punonjës të tjerë kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe dorë si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike në drejtim të punonjësve të Policisë.
Ata u shoqëruan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhen nën kujdesin e specializuar të mjekëve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë së Shtetit po grumbullojnë të gjitha provat dhe pamjet filmike, për të identifikuar dhe përballur me drejtësinë autorët që dëmtuan punonjësit e Policisë, të planëzuar sipas planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.
Drejtori i DVP Tiranë, Drejtues Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit kanë vizituar punonjësit e lënduar në ambientet e spitalit, duke u siguruar që ata të marrin çdo ndihmë të nevojshme, në bashkëpunim me stafin mjekësor.