Ambasada amerikanë në Tiranë ka lëshuar një paralajmërin për qytetarët e saj në Shqipëri që lidhet me protestën e opozitës.
Në lajmërim përshkruhet itenerari i opozitës, në mënyrë që qytetarët të shmangin të tilla akse, ndërsa këshillohen të qëndrojë larg grumbullimeve.
Mesazhi për qytetarët e SHBA:
Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza
Data/Ora: E hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00
Ngjarja: Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:
- Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje
- Monitoroni mediat lokale
- Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj
- Mbani një profil të ulët