Prokuroria e Tiranës njihet me vendimin e Gjykatës së Apelit, kur pritet arrestimi i Salianjit

Miks News

Prokuroria e Tiranës është njohur sot me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi masën e dënimit me 1 vit burg për Ervin Salianjin, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Mësohet se vetëm ditën e nesërme pritet të nxirret urdhri për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Pas nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit, arrestimi i Salianjit mund të ndodhë në çdo moment.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.