Ndërsa studentët e Mjekësisë kanë nisur protestat lidhur me nismën ligjore që i detyron ata të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas diplomimit, qeveria ka llogaritur kostot që duhet të përballojë buxheti i shtetit për përgatitjen e një mjeku.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin e dorëzuar në Kuvend, tarifat e shkollimit në Mjekësinë e Përgjithshme, përfaqësojnë vetëm 6-8% të kostove reale të shkollimit. Aktualisht, një student i Mjekësisë paguan vetëm 45 mijë Lekëve në vit si kosto studimi. Por kjo përbën vetëm 7% të vlerës reale të tij, ndërsa pjesa tjetër subvencionohet nga shteti.
Në relacion theksohet se në realitet, përgatitja e një studenti i kushton shtetit shqiptar 679 mijë Lekë në vit, e shumëzuar me 6 vite që zgjat cilkli i studimeve të një mjeku, kostoja total arrin në 3.88 milionë Lekë, ose 36 mijë Euro.
Ndaj, nisur kjo projektligji parashikon që të gjithë studentëve të Mjekësisë, do iu ofrohet një marrëveshje që të punojnë deri në 5 vite në Shqipëri, ndryshe nëse nuk e pranojnë ta nënshkruajnë atë, ata duhet të paguajnë koston e plotë të studimit.
Aktualisht, janë 863 studentë, të cilët përfitojnë përjashtimin nga tarifa e studimit, me efekt financiar 38 835 000 Lekë. Ndërsa, në rast se të gjithë studentët nuk do të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje dhe do të paguajnë koston e plotë të studimeve, efekti financiar në të ardhura (bazuar në koston e përafërt të studimit) përllogaritet rreth 1,6 miliardë Lekë shtesë.
Aktualisht 2 në 10 mjekë të rinj largohen jashtë vendit.