Papa Françesku do të duhet t’i kalojë disa ditë në një spital në Romë. Sipas Vatikanit, shkak për këtë është bërë infeksioni në organet e frymëmarrjes.86-vjeçari kishte pasur vështirësi në frymëmarrje gjatë ditëve të fundit.
“Papa Françesku është prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij për afërsinë dhe lutjet”, thuhet në deklaratë.
Sipas një burimi të BBC, stafi i tij më i afërt, përfshirë këtu edhe sigurimin, kanë qëndruar me të në spital gjatë orëve të para të së enjtes. Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Në fundjavë ishte planifikuar një meshë e madhe, ndërsa festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.