Edhe pse është ndër banorët që ka qëndruar më gjatë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka marrë më pak surpriza nga të afërmit e tij.
Ditën e sotme, motra e tij që tashmë është mjaft e njohur për publikun, Ina ka mbërritur në Tiranë. Kujtojmë se Ina jeton në SHBA dhe ardhja e saj lind dyshime se ajo mund të jetë surpriza e rradhës për Luizin, mbase nesër mbrëma.
“Pritjes i erdhi fundi”, shkruan Ina Ejlli në profilin e saj, ku më pas ka zbuluar se ka vizituar vendlindjen, Shkodrën.