Princi harron Elian, nis romancën me fotografen?

Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit, sado që ndarja e tyre ka ndodhur muaj më parë. Pas pyetjeve e pikëpyetjeve, mediat, për shkak të mesazheve vizive por pa pasur burime të qarta, dolën në konkluzionin se po, çifti është ndarë.

Dhe, në fakt, fotografitë e vazhdueshme kur secili prej partnerëve shfaqet vetëm me të bijën, edhe në ceremoni të rëndësishme siç ishte ditëlindja e së voglës, konfirmojnë që Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë dhe janë drejt divorcit, edhe në rrugë ligjore.

Mirëpo, gjatë kohëve të fundit, imazhi public I Princit duket se ka ndryshuar (për mirë). Që prej fotografisë dhe urimit për të bijën, në tre vjetorin e saj, fotografitë e tij janë shtuar.

Bashkë me gëzimin e dritave të dhjetorit, fotografitë e Princit Leka me të bijën janë bërë më të gëzuara, më të qeshura, njësoj si festat e muajit. Por kjo nuk është arsyeja e vetme pse imazhet e tij të fundit janë të mbushura me ngjyra e hare.

Zërat thonë se Princi është në një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe. Të jetë kjo vallë arsyeja e gëzimit në imazhin e tij?! Sidoqoftë, fotografitë janë të bukura, harmonia që ndihet në sfondin e tyre, gjithashtu!/Living

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.